Kompensohen debëlldeasit

Pritja e banorëve të fshatit Debëllde që Qeveria t’ua kompensojë pronat e tyre të mbetura në territorin e Maqedonisë pas demarkacionit, nuk është plotësuar në mbledhjen e sotme të ekzekutivit të vendit. Përderisa banorët e këtij lokaliteti kanë kërkuar që të ndahen 1 milionë e 500 mijë euro, ashtu siç ka qenë vlerësimi i parë i Komisionit Ndërministror të Kosovës bërë para shtatë muajsh, kabineti qeveritar ka ndarë shumën prej 530 mijë eurosh, sipas vlerësimit të dytë të këtij komisioni.
Përveç që nuk ka ndarë shumën e kërkuar si kompensim nga banorët e Debëlldesë, në mbledhjen e sotme Qeveria ka marrë vendim për ndarjen madje vetëm të një pjese të shumës totale prej 530 mijë eurosh.
“Vitin e kaluar kemi themeluar një komision që ka pasur detyrë të bëjë vlerësimin. Kemi ardhur në përfundim nga komisioni që kjo shumë të jetë 530 mijë euro. Për shkak të gjendjes momentale buxhetore, mendojmë që 200 mijë euro të ndahen tani, ndërsa pjesa tjetër të ndahet në ndërkohë”, ka thënë zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.
Sipas zëdhënësit të Qeverisë, Memli Krasniqi vendimi i sotëm është rezultat i vlerësimit të komisionit, pjesë e të cilit kanë qenë edhe vetë banorët e Debëlldesë dhe se kjo është një zgjidhje adekuate, e cila i adreson shqetësimet, të cilët ata i kanë pasur duke përfshirë këtu edhe pamundësinë për t’i punuar tokat e tyre për vite të tëra.
Sa i përket vlerësimeve të mëhershme të komisionit dhe vendimit të tashëm që i bjen të ndahet një e treta e asaj që është premtuar me herët, Krasniqi ka thënë se premtimi i Qeverisë ka qenë shumë konkret se do të bëhet një vlerësim i dëmeve dhe do të bëhet një kompensim adekuat i bazuar në vlerësimin paraprak.
Ai ka theksuar se nuk mund të manipulohet me shifra, ngase do të ishte jokorrekte të bëhet vlerësim fiks pa pasur një vlerësim real, megjithatë ka shtuar se vendimi i Qeverisë është i drejtë, sepse i hap rrugën kompensimit të pamundësisë së punimit të tokave dhe problemeve tjera me të cilat janë ballafaquar banorët e Debëlldesë.
“Është një shumë e konsiderueshme, është mbi gjysmë milioni euro. Kur kihet parasysh edhe numri i banorëve dhe numri i familjeve, është një shumë e cila arrin në këtë fazë, pothuajse 20 mijë euro për familje, varësisht prej pronave që i kanë, varësisht prej tokës, ose sasisë së tokës që ka mbetur pa e punuar. Por kjo është një mesatare dhe është një fazë e parë, e cila besoj është meritore dhe besoj se do të ketë mirësi për t’u gjetur një mirëkuptim me banorët e Debëlldesë, siç kemi pasur mirëkuptim edhe në fazën e demarkacionit dhe në fazën e vlerësimit për kompensimin”, ka thënë Krasniqi.
Banorët e Debëlldesë kanë paralajmëruar se nëse Qeveria nuk do të kompensojë pronat e tyre në vlerën prej 1 milionë e 500 mijë euro, siç kishte qenë vlerësimi i parë, ata do të protestojnë në vendin e quajtur Kodra e Furrës.
Në këtë lokacion ndodhen afër 50 hektarë tokë, prona të debëlldeasve, të cilat kanë mbetur në territorin e Maqedonisë pas demarkacionit të kufirit.
(Kosovapress)