E Diel, 1 Nëntor 2026

Kompesimi i pronave, Kuvendi miraton ligjin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot me 117 vota projektligjin për disa shtesa në ligjin Për krijimin e fondit special të kompensimit të pronave.

Më herët, deputetja e PS-së Mimi Kodheli theksoi se opozita është e gatshme ta votojë projektligjin por është  e bindur se ai do të jetë një tjetër letër pa vlerë.

Kjo qeveri ka bërë cdo gjë me pronat e qytetarëve, por asnjëherë se ka çuar tek i zoti. Pronarë harrojeni që në javën e fundit të pushtetit do zgjidhin atë që se kanë bërë për 20 vjet. Me arnime kjo situatë vetëm përkeqësohet, nuk zgjidh asgjë. Kjo qeveri ka bërë cdo gjë me pronat e qytetarëve, por asnjëherë se ka çuar tek i zoti, tha Kodheli.

Ndërkohë në Kuvend ka miratuar me 115 vota projektligjin për energjinë e rinovueshme si dhe me 71 vota pro dhe 44 kundra ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar.

 Ende s`ka datë për seancën e fundit

Ndërkohë më herët, Konferenca e kryetarëve nuk ka përcaktuar ditën se kur do të mbahet seanca e fundit plenare për këtë legjislaturë.

Ndërkohë në bazë të Kodit Zgjedhore, kuvendi në fund të mandatit 4 vjecar shpërndahet jo më vonë se 30 ditë nga data e zgjedhjeve, pra jo më vonë se 23 maji dhe jo më herët se 45 ditë larg ditës së votimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›