E Diel, 1 Nëntor 2026

Dokumentet zyrtare lehtësisht të falsifikueshme

Dokumentet e institucioneve shqiptare janë lehtësisht të falsifikueshme, duke i bërë në këtë mënyrë pre mjaft të lehta për elemetët kriminal.

Sipas ekspertit Artur Rrahmani dy elementë sigurie ka një domument zyrtarë, vula e institucionit nga ku lëshohet dhe nënshkrimi i titullarit. Ndërsa falsifikatorët në vendin tonë kanë arritur të fallsifkojnë edhe dokumentët biometrike si pashaportat dhe kartat e identitetit.

Eksperti Rrahmani gjatë fjalës së tij kërkoi nga institucionet shtim të elementëve të sigurisë, si zgjidhje e vetme për të ndaluar fenomenin.

Ndërsa rezultati i manipulimeve të tilla janë konflikete pa fund midis personave të përfshirë që mund të zgjasin deri në vite.

Në sitën e falsifikatorëve nuk ka dokumente të pëlqyera pasi të gjitha mund të manipulohen, pasi ky lloj kriminaliteti në Shqipëri vitet e fundit ka bërë hapa të mëdha ku të njëjtat hapa duhet të ndjekin edhe institucionet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›