E Diel, 1 Nëntor 2026

Komplot Papes

Gazeta "Il Fatto Quotidiano", e cila konsiderohet si një nga më të pavarurat në Itali, ka botuar një lajm ekskluziv lidhur me një komplot kundër Papa Benediktit  të 16-të."Ai ka dhe 12 muaj jetë".

Është ky lajmi tronditës i një raporti të kardinalit kolumbian  Castrillon, që nga ana e tij ka cituar një komunikim me arqipeshkvin e Palermos Paolo Romeo. Raporti, i shkruar në gjermanisht, i përket periudhës menjëherë pas udhëtimit në Kinë të Shenjtërisë së Tij në nëntor të vitit të kaluar.

Sipas gazetarit Marco Lillo, autor i shkrimit, kardinali i ka referuar Atiti të Shenjtë lajmet shqetësuese që ka dëgjuar. Madje në raport përmbahen detaje për sa i përket pasardhësit të Papa Razinger;  përmendet emri i arqipeshkvit të Milanos Angelo Scola. I menjëhershëm mbërriti reagimi i Selisë së Shenjtë. Zëdhënësi i Vatikanit Atë Federico Lombardi deklaroi se “këto janë përçartje qe në asnjë mënyrë nuk duhen marrë seriozisht”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›