E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komuna Shllak e izoluar

Reshjet e diteve te fundit ne Qarkun e Shkodres pervec permbytjeve te disa zonave te Nenshkodres kane krijuar rreshqitje masive dheu ne zonen e thelle malore te Komunes Shllak ne kufi me Tropojen.

Ketu 10 banesa jane bere te pabanueshme ndersa 30 te tjera kane pasura demtime te renda. Rruga nacionale qe lidh kete komune me Shkodren eshte e pakalueshme. Konkretisht rreshqitje te madhe dheu nga shpatet malore ka pasur ne fshatrat Bene Ukbibaj Vukaj Fushe-Rate dhe Barcole.

Ne disa zona rreshqitjet e dheut kane shkuar deri ne katin e dyte te banesave duke lene ne qiell te hapur rreth 50 banore te kesaj komune. Problem ne kete zone paraqesin dhe rruget rurale ku disa ura dhe rruge kane pesuar shembje nga rreshqitja e dherave.

Pervec reshjeve te dendura nje nder shkaqet e rreshqitjes masive te dherave eshte dhe fakti i demtimit te pyjeve ne kete zone. Aktualisht Komuna Shllak eshte e izoluar nga pjesa tjeter e vendit dhe banore te zones kerkojne nderhyrjen e strukturave shteterore per normalizimin e situates pasi nga shtabi i emergjences ne Shkoder kjo komune nuk permendet per demin qe i eshte shkaktuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›