E Diel, 1 Nëntor 2026

Komuna e Prizrenit rikthen borxhet e falura për bizneset

Komuna e Prizrenit u rikthen borxhet e falura prej dy të tretave, në shumën prej 2 milionë e 800 mijë euro bizneseve. Kjo masë është vendosur pasi bizneset gjatë vitit të kaluar nuk i kanë kryer obligimet e mbetura ndaj pushtetit komunal në vlerë prej rreth 700 mijë eurove.

Drejtori për ekonomi e financa Mehmet Bytyçi i tha Radio Kosovës se vendimi është shfuqizuar nga data një janar e këtij viti, përderisa kryetari i Shoqatës së Zejtarëve dhe Afaristëve të Prizrenit, Afrim Tejeci qëndrimin e komunës ndaj bizneseve e vlerësoi të drejtë.

Bizneset, ato të vogla, mesme dhe të mëdha i kanë pas boxh komunës së Prizrenit mbi tre milionë euro për shkak të mos pagesës së taksave vite me radhë.

Mirëpo, me qëllim të lehtësimit të punës së tyre vitin që shkoi komuna pati nënshkruar një marrëveshje duke u falur atyre dy të tretat e borxheve deri në një afat të caktuar që kapin shumën 2 milionë e 800 mijë euro.

Pasi që marrëveshja nuk është respektuar, pushteti lokal i Prizrenit nga data 1 janar e këtij viti i ka rikthyer borxhet. Dejtori për Ekonomi e Financa, Mehmet Bytyçi, i tha Radio Kosovës se do të qëndroj pas këtij vendimi, pasi që bizneset nuk i janë përmbajtur marrëveshjes siç edhe patën premtuar.

Ndërkaq, kryetari i Shoqatës së Zejtarëve dhe Afaristëve të Prizrenit Afrim Tejeci, shfuqizimin e vendimit e vlerëson të drejtë, pasi që, siç tha ai, shumica e bizneseve nuk i kanë shlyer borxhet ndaj komunës.

”Marrëveshja duhet të respektohet nga të dyja palët. Në këtë rast komuna e Prizrenit nuk ka asnjë faj, pasi që komunteti i biznesit nuk i ka paguar taksat komunale” tha Tejeci.

E në komunën e Pizrenit, sipas të dhënave të shoqatës së lartëpërmendur dhe zyrtarit komunal për financa, veprimtarinë e tyre e ushtrojnë rreth 8 mijë biznese./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›