E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komunikata e LRI kundër, Erisa Xhixho mbështet Metën në Konventë

Tiranë, 7 Korrik NOA Një komunikatë e lëshuar sot nga Lëvizja Rinore për Integrim përmes rrugës së përditshme të komunikimit në adresë elektronike, publikonte një komunikatë ku deklarohej qëndrimi kundër paktit Meta-Berisha.

Në komunikatë citohej Erisa Xhixho si e para ndër 500 personat nënshkrues të peticionit kundër një qeveri me Berishën në koalicion.

Ndërkohë para pak minutash, Erisa Xhixho ka folur në emër të LRI në Konventën e LSI dhe ka deklaruar mbështetjen ndaj qeverisë së re që pritet të ketë protagonistë Berishën dhe Metën.

Agjencia NOA, nuk merr përsipër të konfirmojë autenticitetin e komunikatës dhe peticionit të dërguar dhe mbetet e hapur në dispozicion të të interesuarve që tia dërgojë çdokujt dokumentin origjinal që posedon, përmes një kërkese të thjeshtë në \n This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it .

e.l/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›