E Diel, 1 Nëntor 2026

Ristani: Rezultati i zgjedhjeve në gusht, presim ankesat e partive

TIRANE - Kryetari i KQZ-së, Arben Ristani, ka deklaruar se rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 28 qershorit do të shpallet zyrtarisht në fillim të muajit gusht, për shkak të vonesave që pritet te krijohen nga ankimimet e partive politike.

Ai sqaroi se fillimisht do të miratohen gjithë tabelat e rezultateve të qarqeve, prej të cilave tashmë 8 kanë përfunduar dhe më pas KQZ do të presë ankesat e partive për këto rezultate, ndaj edhe rezultati përfundimtar pritet të dalë me vonesë, pasi do të shqyrtohen gjithë ankesat.

Sipas tij, KQZ ishte optimiste se rezultati, me sistemin e ri zgjedhor, do të dilte shumë shpejt, po ngërçi në disa zona dhe procesi i ankimimit pritet të sjellë vonesa në publikimin e një rezultati përfundimtar. "Isha optimist për këtë proces se do të përfundonte më shpejt se zgjedhjet e tjera, por mund të them se rezultatet përfundimtare mund t'i kemi pas 25 ditësh, tha Ristani.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›