E Diel, 1 Nëntor 2026

Komuniteti gay në Rusi takon Obamën, ankohet për trajtimin e Moskës

Presidenti amerikan, Barack Obama, u that ë premten aktivistëve për të drejtat e njeriut dhe atyre të komunitetit LGBT se është krenar për punën e tyre. Takimi me nëntë aktivistë në Shën Petersburg, u bë pas përfundimit të samitit dyditor të G20.

Obama tha se pjesë e qeverisjes së mirë është që të jemi të sigurt se ne po krijojmë hapësirë për shoqërinë civile të funksionojë.

Ky takim u mbajt në periudhën e kritikave ndërkombëtare në adresë të një legjislacioni aktual rus, me të cilin ndalohet propaganda homoseksuale, që thuhet se u është drejtuar fëmijëve.

Më herët gjatë ditës, rreth 20 aktivistë të komunitetit LGBT protestuan në Shën Petersburg, duke mbajtur mbishkrime Homoseksualizmi është OK dhe Stop homofobisë në Rusi.

Një grup më i madh i aktivistëve ortodoksë e shkatërroi protestën e aktivistëve LGBT, duke i gjuajtur ata me gurë.

Homoseksualiteti është depenalizuar në Rusi në vitin 2003, por mbetet i stigmatizuar, pasi në këtë vend Kisha Ortodokse Ruse ende ka ndikim të konsiderueshëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›