E Diel, 1 Nëntor 2026

Samiti i G20 mbyllet pa asnje vendim per Sirine

Samiti i G20-ës është mbyllur pa asnjë përfundim për sa i përket cështjes së Sirisë. Në deklaratën përfundimtare cështja as nuk përmendet.
Presidenti rus Vladimir Putin ka konfirmuar se takimi me presidentin amerikan Barak Obama edhe pse ka qenë miqësor nuk dha asnjë rezultat. Dëgjuam njëri tjetrin u shpreh Putin, por midis nesh ka ende shumë ndryshim për atë se si e shohim Sirinë. Duke shtuar se biseda ka zgjatur deri në 1 të natës, Putin tha se vendet e G20-ës janë ndarë 50 me 50 për sa i përket ndërhyrjes ushtarake në Siri.
Do e ndihmojmë Sirinë ashtu si kemi bërë deri tani, dhe sulmi me armë kimike ka qenë vetëm një provokim i jashtëm për të favorizuar ndërhyrjen ushtarake dhe jo përgjegjësi e qeverisë ka përfunduar Putin.
Ndërsa për presidentin Obama regjimi i Asad dhe përdorimi i armëve kimike nga ana e tij përbën një kërcënim për paqen dhe sigurinë botërore si dhe një kërcënim për vendet fqine.
Në këtë mënyrë Obama ka këmbëngulur dhe njëherë në deklaratën e tij përmbyllëse të samitit G20 se ndërhyrja ushtarake në vend është më se e domosdoshme.
Jam zgjedhur për të përfunduar luftërat dhe jo për ti filluar ato ka përfunduar Obama.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›