Komuniteti rom i Vlorë deklaron votën për PD-në

Në festën e komunitetit rom marrin pjesë deputeti Ardian Kollozi si dhe prefekti Hasan Halili. Rama, një javë më parë në Shushicë nuk tha asnjë fjalë për komunitetin rom
Duke festuar një festë pagane në Komunën Shushicë të rrethit Vlorë, komuniteti rom e kremton prej vitesh këtë traditë të lënë nga të parët. Në këtë traditë të tyre ndihmuan deputeti, kryetari i PD Vlorë, Ardian Kollozi dhe prefekti i qarkut Vlorë Hasan Halili. Sekretari i këtij komuniteti Asqeri Beja është shprehur për median se komuniteti rom që ndodhet në komunën Shushicë të qarkut Vlorë do të votojë në 28 qershor për PD-në. Mbështetja që i dhanë këtij komuniteti deputeti i Vlorës dhe prefekti i qarkut mundësoi, që një prej traditave më të hershme që ka zanafillë nga koha e paganizmit të festohet pas një harrese të gjatë. Për këtë, shumë pjesëtarë të këtij komuniteti sollën fjalët më të mira për drejtuesit e PD dhe prefekturën Vlorë. Është për t’u thekësuar se vetëm një javë më parë, në këtë komunë bëri një vizitë edhe kryetari i PS Rama të cilët nuk thanë asnjë fjalë inkurajuese për komunitetin rom që gjendet në këtë komunë. Deputeti Kollozi tha se PD do t’i ndihmojë këto shtresa shoqërore e komunitete. Kryetari i komunës Shushicë Lulzim Petani tha se qeverisja e djathtë edhe në këtë komunë mundësoi investime të mëdha si ujësjellësi dhe rruga kryesore, investime që kanë një interes tepër të veçantë për banorët e zonës së Topalltisë.
...