E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koncensionet në energjetikë së shpejti dhe kaskada e Drinit e Vjosës

TIRANE- Qeveria pritet të hapë së shpejti garën për dhënien me koncesion të kaskadës së lumit Devoll dhe Vjosë. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti. Sipas tij, koncesionet e dhëna në energjetikë kanë rezultuar të suksesshme dhe punimet për konkretizimin e tyre kanë nisur në pjesën dërrmuese të projekteve.

“Gjatë kontrollit që u kemi bërë ne të gjithë koncesioneve, pra nga rreth 50 koncensione që ne kemi kontrolluar që janë dhënë përpara një viti, 34 janë në proces pune. Pra historia e koncesioneve në Shqipëri është një histori suksesi.” tha ministri Prifti.

Për të nxitur fillimin e punimeve në koncesionet e sektorit të energjisë, ministri i Energjetikës Prifti zhvilloi pak kohë më parë edhe një takim me drejtues të bankave , duke u kërkuar atyre mbështetje me kredi për këta investitorë.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›