E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Ekspertët po zëvendësohen me militantë

TIRANE- Partia Socialiste cilësoi si antiligjore dhe shumë shqetësuese largimet në administratën shtetërore dhe kryesisht në Ministrinë e Drejtësisë. Sipas deputetes socialiste Shega Ligori ekspertët po zëvendësohen me militantë partiakë ndërkohë që fatura financiare për xhepat e shqiptarëve është shumë e lartë.

“Nxjerrja e specialistëve në listën e pritjes i kushton taksapaguesve shqiptarë 21 milionë lekë të reja në vit. Kjo gjendje e paligjshme bëhet dhe më dramatike teksa përditë dalin në dritë fakte të provuara se ministri Nishani fillon të nesërmen e largimit të punonjësve nga puna , rekrutimin e punonjësve të rinj me kontrata të përkohshme individuale. Me një fjalë specialstët i përzunë me përdhunë nga dera, kurse rishtarët i futën nga dritarja. Nisur nga pozicionet e rëndësishme ku ato po emërohen, rezulton që tani e tutje fatet e ligjbërjes ,e të kontrollit të pushtetit gjyqësor do të jenë në duart e militantëve pa përvojë.” theksoi Ligori.

Socialistët pretendojnë se po mbështetet qeveria në miratimin servil dhe antiligjor të departamentit të administratës publike e cila sipas tyre , paguhet me paratë e shqiptarëve për të mbrojtur dhe garantuar funksionimin e administratës profesionale dhe jo vetëm për arsye politike.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›