Koncepti i ri nga Mercedes

Mercedes padyshim që është një markë e njohur për të gjithë, dhe sigurisht edhe modeli A-Class nuk është i panjohur për ju. Së fundi kjo kompani ka paraqitur një koncept të ri të këtij modeli i cili përshkruhet nga dizajneri si një koncept ekspresiv, seksi dhe i bukur.
Automjeti ka disa drita të përparme shumë interesante me teknologji LED të integruara në dizajn, por veçantia kryesore theksohet në brendi të automjetit ku është tabela moderne e instrumenteve e cila përveç pamjes futurustike ka të vendosur në mes edhe një tablet kompjuter.
Prodhuesi ka thënë se ka gjasa që të ketë mundësi për E-Cell në motor, por megjithatë derisa të vijë momenti për debutimin e këtij modeli të ri, ju lirisht vëzhgoni mediumet që përcjellin tregun e automjeteve. /pcworldalbanian/