E Diel, 1 Nëntor 2026

Real Madrid insiston për De Rossin

Nga Express më 11 prill 2011 në ora 19:30

Real Madrid ka intensifikuar përpjekjet për transferimin e mesfushorit të Romës, Daniele de Rossi.

Sipas të përditshmes sportive spanjolle Sport, gjiganti madrilen tashmë ka hapur bisedimet me Romën dhe është i gatshëm të ofrojë mbi 30 milionë euro për blerjen e reprezentuesit italian.

Mirëpo, Giallorossët thuhet se presin të vlerësojnë edhe ofertat nga klubet e tjera të interesuara. De Rossi kërkohet edhe nga Manchester United dhe u përcoll nga një skaut i gjigantit anglez në ndeshjen kundër Udineses të shtunën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›