E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koncert gala ne Sarajeve

Mbi 90 muzikante si dhe 10 soliste nga Shqipëria dhe Bosnje Hercegovina kane sjelle një koncert gala ne pallatin e sportit ?Zebra? te Sarajevës. Orkestra simfonike, e cila ka bashkuar kështu, muzikantet e dy vendeve është dirigjuar nga mjeshtri Zhani Ciko dhe homologu i tij boshnjak Mirosllav Homen. Ne repertorin e përzgjedhur nga muzika kombëtare e dy vendeve, kori i teatrit te Sarajevës ka sjelle edhe pjese nga opera ?Nabuko?, ?Oda e Gëzimit?, si dhe opera boshnjake ?Hasanaginica?. Por, koncerti i veçante, është çelur me ?uverturën? e kompozitorit shqiptar Nikolla Zoraqi. I njëjti koncert do te vije edhe nga skena kombëtare e operës ne Tirane, mbrëmjen e te dielës.

Shpërndaje          

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›