E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drafti për energjinë elektrike

Kontratat e reja qe operatori i shpërndarjes se energjisë elektrike CEZ do te beje me qytetaret parashikohet te kenë kushte te tjera. Sipas draftit, i cili po diskutohet nga autoritete shtetërore dhe private, kompania qe ka përsipër shpërndarjen e energjisë do te ketë si detyrim te kompensoje qytetaret apo biznesin ne rast te ndërprerjes se elektricitetit, mbifaturim apo dëmtim te matësit. Drafti ne fjale parashikon qe operatori i shpërndarjes do te penalizohet nëse do te faturoje aforfe si dhe ne rast mbifaturimi apo bllokimit te pagesave do te marre një mesatare te konsumit te energjisë elektrike gjate muajit paraardhës. Ne diskutim ishin te pranishëm përfaqësues te biznesit, ministrisë se energjetikes, entit rregullator te energjisë dhe CEZ Shpërndarje. Ne te njëjtën kohe enti rregullator i energjisë deklaron se faturimet e operatorit te shpërndarjes CEZ janë te paligjshme, duke e gjobitur këtë te fundit me vetëm 350 mije leke te reja. Nga ana tjetër ERE i ka bere thirrje qytetareve, qe ti drejtohen këtij enti ne rast se nga CEZ Shpërndarje nuk do te marrin një përgjigje.

Shpërndaje         function openLink() { window.open("new_web/video.aspx?xsa1w0mkOrI","titulli","width=335, height=305 ,left=400, top=200, resizable=yes");}  

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›