Koncert me muzikë klasike, tenori Valon Imeri interpretoi për herë të parë krah Orkestrës Simfonike të RTSH

Një mbrëmje e veçantë koncertore mblodhi dashamirësit e muzikës klasike, nga Orkestra Simfonike e RTSH-së, e cila solli në skenë disa nga kryeveprat më të njohura të repertorit botëror.
Nën dirigjimin e Carl Philipp Fromherz dhe me interpretimin e tenorit Valon Imeri, publiku udhëtoi përmes emocioneve të muzikës së Robert Schumann, Mozart, Donizetti, Giuseppe Verdi dhe Giacomo Puccini.
Për tenorin Valon Imeri është hera e parë që interpreton me Orkestrën Simfonike të RTSH. Tenori shqiptar interpretoi disa nga ariet e Schumann.
Ky koncert u mbajt në Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse, ndërsa ofroi për publikun elegancë artistike.
/rtsh.al/