E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Koncert me muzikë xhaz dhe instrumentistë në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë

TIRANË, 30 dhjetor /ATSH/ Qendra për Hapje dhe Dialog (COD) ka organizuar sot një koncert magjik në  teatrin “Andon Zako Çajupi”.

12 instrumentistë e “Fan Fara Band”, sollën një atmosferë festive duke përzierë xhaz dhe muzikë tradicionale shqiptare. Atmosfera ishte elektrizuese, duke bërë që publiku të kërkojë një performancë të dytë. Aktiviteti u realizua në bashkëpunim me bashkinë e Korçës, Qendrën e Kulturës Inovacionit Korçë dhe Qendrën për Hapje dhe Dialog.

Aktiviteti mori vëmendjen e shumë qytetarëve, ndërsa të ftuar ishin dhe personalitete të ndryshme nga jeta e artit dhe kulturës në Korçë.

1 nga 7

/r.e/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›