Koncert me tinguj të censuruar, nga Moxart dhe Shostakoviç
Kuarteti i harqeve i Radiotelevizionit Shqiptar solli mbrëmë për herë të parë në hollin veror “Gjon Simoni” të Radio Tiranës tingujt e Moxart-it dhe Shostakoviç-it. Muzikantët Blerta Ristani, Jadvin Vani, Albana Kola dhe Aristidh Prosi interpretuan për herë të parë tingujt e “Kuarteti Nr. 3”, që Dimitri Shostakoviç shkroi në vitin 1946 dhe që deri para viteve ‘90 ishte Censuruar në Shqipëri. Ky kuartet, në kohën kur u shkrua, ka ngjallur polemika se, sipas “kritikëve” të muzikës, përcillte mesazhe të koduara kundër Stalinit. Në atë kohë në Rusi muzika trajtohej si një strategji ushtarake. Për të mbyllur gojët akuzuese për gjoja formalizëm e elitarizëm, për një muzikë ku mungon gëzimi, Shostakoviç praktikoi në kuartetin e tij të tretë idenë e një programi duke i vendosur titra secilës prej kohëve. Kuarteti i harqeve interpretoi gjithashtu edhe “Kuartetin Nr.19” të Moxart-it, përdorimi i akordeve “Dissonant”, i cili vuri në diskutim gjeneratën e tërë muzikologëve për ekstravagancën e tepruar për kohën.
Koncerti mbrëmshëm ishte i fundit për këtë sezonin artistik i Orkestrës së RTSH-së, për të filluar përsëri në tetor.