Çipi: Shitje? Duhet provuar Josa: Thuni është i favorizuar
Humbja dhemb gjithmonë dhe thuajse gjithmonë në ndeshjet shqiptare në Kupat e Europës ka edhe një bisht të gjatë e të rëndë nga pas: thashethemet për shtije. Flamurtari u mposht nga Buduçnosti 1-2, por kjo nuk e kompromentoi kualifikimin për shkak të triumfit 1-3 në Podgoricëm. Megjithatë, trajneri Magani me dyshimet e tij për tolerim të ndeshjes nga ana e disa lojtarëve, ka bërë që ambienti kuqezi të mbytet nga fjalët për shitje. Sidoqoftë ka menduar shefi i klubit vlonjat, Geri Çipi, që të ulë tonet e pasndeshjes. “Nuk mund të flasim për trukim kur nuk kemi prova. Natyrisht që humbja na mërziti të gjithëve, por ne si staf i kemi bërë vetëm një analizë teknike humbjes, që do të thotë se e përjashtojmë mundësinë e tolerimit. Arsyet që e sollën humbjen kanë qenë të shumta, duke nisur që me rehatinë që na dha fitorja në ndeshjen e parë e deri te lodhja në minutat e fundit. Megjithatë, gjithçka shkoi mirë dhe tani e kemi mendjen te Jabloneci,” ka deklaruar në linjë telefonike për gazetën shefi i klubit vlonjat. Çipi më pas ka komentuar edhe kualifikimin për në turin e dytë si dhe rivalin e radhës. “Është një kualifikim që do të thotë shumë për arkat e klubit nga të ardhurat e UEFA-s. Turi i dytë për ne është një objektiv dhe kundër Jablonecit shpresojmë që ta shfrytëzojmë më mirë faktorin fushë në ndeshjen e parë si dhe vapën, pasi lojtarët çekë nuk janë të mësuar me temperaturat e larta. Mund t’ju konfirmoj së trajneri i Jablonecit na ka ndjekur nga tribuna në ndeshjen e dytë kundër Buduçnosit. Ata janë një skuadër e mirë dhe nuk e nisin më kot aventurën në Europë në turin e dytë. Personalisht shpresoj që të bëjmë mirë në ndeshjen e parë në Vlorë dhe të synojmë kualifikimin në Çeki,” ka përfunduar shefi i kuqezinjve.
Për Mirel Josën, kualifikimi në turin e dytë të Europa League është vetëm njëra anë e medaljes. Natyrisht ajo e këndëshmja. Ana tjetër është ajo e pakëndëshmja. Ajo që e ka mërzitur disi trajnerin ka qenë shpërdorimi i rasteve të shumta për gol për shkak të egoizmit të lojtarëve. Më shqetëson fakti se si vazhdojmë të gabojmë para portës dhe se lojtarët janë më shumë individualistë dhe nuk luajnë për lojën në grup. Ajo që unë mund të them është se te lojtarët e skuadrës ka akoma disa që vrapojnë më shumë e disa që vrapojnë më pak. Kjo duhet parë dhe përmirësuar pasi ekipi duhet të vrapojë më shumë që të vërë dhe kundërshtarin në vështirës,” ka deklaruar Josa menjëherë pas sfidës kundër Birkirkarasë. Ndërkohë, i pyetur në lidhje me rivalin e radhës, skuadrën berneze të FC Thun, trajneri kryeqytetas i Vllaznisë beson se kundërshtarët janë të favorizuar. “Të festojmë një herë kalimin e turit dhe më pas duhet të mendojmë për kundërshtarin. Do ta kemi më të vështirë në turin e dytë pasi skuadra duhet të luajë më shpejt dhe të jetë shumë më e saktë përpara portës. Por kur të fillojmë stërvitjen do të kemi mundësi të fillojmë dhe me ndryshimet e duhura. Thuni është një ekip i fortë dhe në letër është i favorizuar,” ka përfunduar Josa.