Koncert për Nënë Terezën në Preshevë, Gonxhja: Ndjenjë e palëkundur e përkatësisë kombëtare

TIRANË, 6 shtator /ATSH/ Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja vizitoi Preshevën, ku mori pjesë në spektaklin kushtuar Nënë Terezës.
Ministri Gonxhja ndau në rrjete sociale momente ky event dhe shprehu kënaqësinë për këtë vizitë.
“Është jo vetëm privilegj, është nder, është krenari të jesh në Preshevë si ministër i Qeverisë Shqiptare edhe me porosi dhe vëmendje të veçantë të kryeministrit Edi Rama, në këtë tokë ku kultura shqiptare jetohet me këtë dashuri dhe me këtë përkushtim që të frymëzon kaq shumë dhe të motivon që të jemi shumë më pranë dhe që të bëjmë shumë më tepër, për të përballuar së bashku sfidat që na bashkojnë”, u shpreh Gonxhja ndërsa prani e tij në sallv u prezantua nga moderatori i eventit.
“E konsideroj një nder dhe përgjegjësi të veçantë të jem ndër të paktët përfaqësues të institucioneve shtetërore shqiptare që kanë vizituar Preshevën, një vend ku ndjenja e përkatësisë kombëtare është e gjallë dhe e palëkundur, dhe ku respekti për gjuhën dhe kulturën shqiptare ruhet me dashuri e përkushtim”, shtoi ai.
Spektakli për Nënë Terezën u vlerësua si një ngjarje që promovon vlerat humanitare dhe trashëgiminë e përbashkët kulturore.
1 nga 13j.p/