Koncertet e vjeshtës
Dy mbrëmje kushtuar muzikës çeke
Sonte dhe nesër mbrëma në orën 19.00 Teatri i Operës dhe Baletit organizon në serinë e Koncerteve të Vjeshtës 2009, dy mbrëmje kushtuar muzikës çeke. Vepra të muzikës së dhomës me artistët çekë Pavel Vojta (violinë), Viktor Vondracek (violonçel), Ladislava Vondrackova (piano) dhe Egli Prifti (piano). Merr pjesë edhe sopranoja Erjona Gjyzeli. Në program vepra nga Smetana, Dvorzhak, Shuman.
Nesër është Orkestra Simfonike e Teatrit të Operës dhe Baletit, në drejtimin e Josef Vondracek, me solistë Marjana Lekën, Eva Golemin, Armaldo Kllogjeri, Irini Nikolla, Ylber Gjini si dhe Kori i Operës. Në program vepra nga Zoraqi, Gjoni, Smetana, Dvorzhak, por edhe Moxart, Verdi e Puçini.