E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koncertet evropiane të Elinës

Këngëtarja Elina Duni, e cila ka qëndruar në Shqipëri, për të performuar në një koncert të organizuar për Ditën e Evropës, do të vazhdoj me koncerte në vende të ndryshmë të kontinetit te vjetër.

“Unë vazhdoj të jap koncerte në Zvicër dhe nëpër Evropë. Gjatë gjithë verës që vjen do të vazhdoj në Gjermani, Austri, Itali, Francë, në Zvicër etj. Çdo muaj kam nga 3-4 koncerte për të bërë sepse me këtë gjë unë jetoj”, ka treguar ajo per mediat shqiptare.

Duni, tani është duke  punuar një album të ri që do ta bëj vetëm me këngë në shqip, ku tekstet i ka shkruar vetë:
“Tekstet i kam shkruar vetë dhe gati gjithçka flet për dashurinë. Për shembull një këngë është “Era e fëmijërisë” në të flas sesi në çdo rrugë që shkojë ndiej erën e fëmijërisë. në të prezantoj idenë se atë që e kemi jetuar na ndjek gjithmonë pas. Një tjetër titullohet “Në Tiranë” dhe flet për ambiguitetin e ndjenjave.  Për ambiguitetin e ndjenjave që ke kur kthehesh në vendlindjen tënde. “ /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›