E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paditi ''të çmendurin" pas saj

Jorida Rustemi, pasi ka duruar për një vit me radhë ka vendosur ta padisë në polici djalin 26-vjeçar nga Ballshi, pasi është ndier e kërcënuar prej tij. 

Rustemi është një nga psikologet më të njohura nga publiku shqiptar, por tani është ndier nën presionin e te riut,  i cili i ka kërkuar deri lidhje intime.

Ai që prej verës së vitit 2012 e ka shqetësuar Rustemin nëpërmjet thirrjeve telefonike, mesazheve, rrjetit social “Facebook”, duke e fyer, kërcënuar, si dhe duke e ndjekur në ambientet e zyrës së saj. Në kallëzimin e saj në polici, Jorida Rustemi, e datëlindjes 24.11.1978, lindur dhe banuese në rrugën “Ismail Qemali” në Tiranë, me arsim të lartë dhe e padënuar, ka sqaruar se personi e ka shantazhuar me qëllim shtrëngimin për bashkëjetesë dhe marrëdhënie intime me të, njoftojne mediat shqiptare. Që nga shtatori i vitit 2012, i dyshuari Mehmetaj i ka telefonuar, i ka dërguar mesazhe me telefon dhe email-e Jorida Rustemit, të cilat janë deklaruar si shqetësuese nga ana e saj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›