E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koncerti klasik ne TKOB ben bashke emrat me te njohur te skenes

 Kompozitoret e  njohur cek, polak  hungarez dhe slloven  u interpretuan nga  artistet me te njohur të muzikës klasike shqiptare, në një koncert të veçantë.

Repertori i përzgjedhur ka karakter specifik.

Pianistja Anitra Tartari  ka tradhetuar kësaj here të preferuarin e saj Shopen, per te sjell nje virtuoz tjeter sic është  Franc List.

Muzika klasike prej vitesh ndiqet nga një grushtë  njerëzish që mbushin sallat ku serviret muzika e kultivuar.   Për këtë artistet janë të vetëdijshme. Edhe në Shqipëri  ka ardhur koha që muzika klasike të dimensionohet ndryshe, koncertet të dalin jashtw sallave.

 Artistet mendojnë se  menaxhimi dhe organizimi janë dy parametrat e duhur që kjo muzikë që  fisnikëron shpirtin të ketë audiencë më të gjerë.
Mbrëmja klasike u mbajt  në Teatrin e Operës dhe Baletit me bashkëpunimin Ambasadës se Polonisë në Shqipëri, dhe 
Shoqatës “Federik Shopen”, me rastin e presidencës së Republikës së Polonisë të grupit të Vishegradit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›