E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fyle Besoj fort tek vendi i Shqiperise ne Europe

Ju siguroj se besoj fort tek vendi i Shqipërisë në Europë . Jam mëse i bindur , se Europa është ajo që duan qytetarët shqiptarë dhe është entuziazmi dhe motivimi i qytetarëve shqiptarë që do ta çojë Shqipërinë përpara në rrugën e saj të integrimit. Me këtë bindje u është drejtuar qytetarëve shqiptarë komisioneri për zgjerimin në BE, Stefan Fyle në ditën e Europës.
Në një mesazh me rastin e një ditë të tillë, Fy`le ka rikujtuar vizitën e tij në Tiranë ku mori pjesë në konferencën “ Just Bashkimi Europian” . 
“U preka nga mirëpritja e ngrohtë e qytetarëve shqiptarë dhe diskutimet e drejpërdrejta lidhur me të ardhmen e Bashkimit Europian. Sot, në ditën e  Europës, ku ne festojmë themelin, qëllimet dhe parimet e Europës, po ju drejtohem dhe një herë juve për t”ju siguruar se unë besoj fort tek vendi i Shqipërisë në Europë:, theksoi Fyle.
Sipas tij, integrimi europian do të sjellë ndryshime të mëdha jo vetëm për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, luftën kundër korrupsionit dhe përforcimin e financave publike, por edhe në mbrojtjen sociale, në punësim, mbrojtjen e konsumatorit dhe të mjedisit, standarde këto të cilat do të ndryshojnë në mënyrê radikale cilësinë e jetesës.
“Duke dëgjuar këndvështrimet e qytetarêve gjatê konferencês “ Just Bashkimi Europian” jam mëse i bindur , se Europa është ajo që duan qytetarët shqiptarë. Është entuziazmi dhe motivimi i qytetarëve shqiptarë që do ta çojë Shqipërinë përpara në rrugën e saj të integrimit”, u shpreh Fyle.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›