E Martë, 3 Nëntor 2026

Konferenca BE-Ballkani Perëndimor, Hasani nga Brukseli: Jemi gati për BE, presim rezultate konkrete

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani në fjalën e tij në Konferencën BE-Ballkani Perëndimor organizuar nga Miqtë e Evropës, në Bruksel, ka dhënë mesazhin se Shqipëria është gati për të hyrë në Bashkimin Evropian.

Hasani u shpreh se ka ardhur koha që Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.

“Mesazhi që vjen nga Tirana është i qartë: Jemi gati për BE. Ballkani Perëndimor sot një realitet tjetër krahasuar me 30 vite më parë. Falë Evropës dhe SHBA-ve, vendet e BP po trokasin në dyert e BE-së për t’u bërë anëtare.

Shqipëria e mirë përgatitur, gati për sfidat që e presin përpara.

 Angazhimi i BE në rajon, presim rezultate konkrete.  KE institucioni më i fuqishëm që vazhdon të mendojë strategjikisht. Rinia shqiptare përfaqëson 100% të së ardhmes sonë. Koha që Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë e BE-së”, tha Hasani.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›