E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konferenca Nderkombetare e Shefave te Policise

Burgaj prezanton ecurine e policise shqiptare ne SHBA

Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Hysni Burgaj ka marre pjese ne Konferencen e 118-te te Shoqates Nderkombetare te Shefave te Policise IACP qe u zhvillua ne Cikago ku ka prezantuar ecurine e policise shqiptare. Gjate punimeve te kesaj konference pjesemarresit paten mundesi te ndjekin sesione te ndryshme mbi ceshtje te rendesishme bashkekohore ne fushen e zbatimit te ligjit te njihen me teknologjite dhe pajisjet me te fundit ne fushen e sigurise si dhe te zhvillojne takime me kolege dhe eksperte nga e gjithe bota. Burgaj gjate diteve te zhvillimit te ketij aktiviteti u takua me perfaqesues te agjencive te zbatimit te ligjit nga nje sere vende te botes me te cilet shkembyen pervojen e praktikat me te mira si dhe shprehen nevojen per thellimin e bashkepunimit ndermjet strukturave policore. Ne sesionin plenar moren pjese dhe Prokurori i Pergjithshem i SHBA-se Erik Hollder si dhe drejtori i FBI-se Robert S. Myler III i cili pershendeti punimet e konferences. Gjate punimeve te konferences u mbajt edhe Asambleja e Pergjithshme e kesaj organizate ku u zgjodh dhe presidenti i ri i Shoqates Nderkombetare te Shefave te Policise Oullter A. Mekneill nga Departamenti i Policise se Florides i cili zevendesoi Mark A. Marshallin.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›