E Diel, 1 Nëntor 2026

Konferenca Programi i Hotspoteve me Municione të Paplasura: 19 pika me rrezikshmëri në vend

Në Shqipëri janë ende 19 pika të rrezikshme të identifikuara më municione aktive të paplasura që përbëjnë rrezik për jetën apo lëndime të tjera.

Për këtë arsye Ministria e Jashtme në bashkëpunim me Ambasadën sllovene dhe Ministrinë e Mbrojtjes zhvilloi në Tiranë konferencën e kordinimit për progamin e hotspoteve me municione të paplasura në Shqipëri, ku merrnin pjesë perfaqesues të disa vendeve europiane.

Zv. ministri i mbrojtjes, Ekrem Spahia, në fjalën e tij e vrui theksin tek përfundimi i demontimit të municioneve të tepërta.

Ndërsa zv.ministrja e jashtme Edit Harxhi në fjalën e saj u shpreh se frocimi i sigurisë dhe garantimi i një mjedisi të pastër prej municioneve është prioritet për qeverinë shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›