Konferenca e I-rë Kombëtare e Mjekësisë Interne, ministrja Koçiu: Të forcojmë partneritetin shtet-mjek për qytetarët

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, mori pjesë në Konferencën e parë Kombëtare të Mjekësisë Interne dhe Hipertonisë, shërbim i ofruar në Qendrën Spitalore ‘Nënë Tereza’ vetëm prej vitit 2004.
Gjatë fjalës të saj, ministrja u shpreh se, “unë besoj fort që të gjitha përpjekjet e deritanishme për të përmirësuar kushtet infrastrukturore, për të përmirësuar pajisjet, për të sjellë meritokracinë mes jush, janë tregues shumë të mirë të vullnetit të kësaj qeveria, të vullnetit të MSHMS pikërisht për të treguar që jemi bashkë”.
Koçiu u shpreh se ky Kongres është një rast i mirë për të forcuar partneritetin shtet-mjek në dobi të qytetarëve shqiptarë.
‘Do të ftoja edhe drejtuesit e kësaj shoqate por edhe drejtuesit e shërbimit në QSUT që të bëjnë akoma më shumë, të shkëmbejnë dijet e tyre me ta me qëllim që të krijojmë një armatë akoma më të madhe profesionistësh të sëmundjeve interne.’- ka thënë ministrja Koçiu.
Konferenca e parë e Mjekësisë Interne shënon njëkohësisht edhe aktivitetin e parë të Shoqatës Shqiptare te Mjekësisë Interne të themeluar disa muaj me parë.
/rtsh.al/