E Enjte, 5 Nëntor 2026

Konferenca e Kryetarëve: Debat 120 minuta për raportimin e institucioneve të pavarura

TIRANË, 30 maj /ATSH/ Nën drejtimin e Kryetares, Lindita Nikolla, u zhvillua sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.

Mbledhja shqyrtoi kërkesën e kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi për zhvillimin dhe përcaktimin e kohës së debatit lidhur me raportimin e veprimtarisë vjetore të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri.

Pas diskutimeve, Konferenca e Kryetarëve vendosi me dakordësi të plotë që zhvillimi i debatit do të jetë 120 minuta për raportimin e institucioneve të pavarura.

/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›