E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konferenca e Kryetarëve: Të rishikohet kërkesa e PS për komisionin hetimor

29-10-2012 / Gazeta 55

Konferenca e kryetarëve të grupeve parlamentare, në mbledhjen e fundit, ka marrë në shqyrtim kërkesën e grupit parlamentar socialist për ngritjen e një komisioni hetimor” Për kontrollin e zbatimit të ligjit në veprimtarinë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe strukturave të saj për periudhën Janar 2010 –Tetor 2012”. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit pranë Kryesisë së Kuvendit, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, ka ftuar Grupin parlamentar të PS-së ta ri-shohë atë, në mënyrë që të jetë në përputhje me ligjin dhe Vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Pas diskutimeve, është vendosur që kërkesa e deputetëve socialistë të shqyrtohet dhe më pas të votohet në seancën plenare të radhës. Gjatë kësaj mbledhjeje, është diskutuar e më pas është miratuar Programin e punës për periudhën 5 Nëntor- 27 Dhjetor 2012, si dhe Kalendarin e punimeve të Kuvendit, 5 Nëntor -22 Nëntor.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›