E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama, dy ditë fushatë tek celulat e Aldo Bares

29-10-2012 / Gazeta 55

Në Lushnje dhe Divjakë, Edi Rama ka harxhuar dy ditët e fundit, duke kërkuar restaurimin e lidhjeve të degës vendore të PS-së, me strukturat e Aldo Bares, të cilave u është kujtuar se vetëm me mbështetjen e dikurshme politike mund t’u rikthehet pushteti i pakufishëm dhe leja për “lojë futbolli me koka njerëzish”. Takimet restauruese me ish-partiakët e bandës së Aldo Bares s’i ka penguar dot as stuhia e djeshme tropikale, e cila rrëzoi të gjitha pishat përgjatë rrugës kombëtare

Kanë qenë “të mbushura me aktivitetet” dhe “të ngarkuara me emocione” dy ditët e fundit të Edi Ramës… Takimet me fermerët dhe të rinjtë në aksin Divjakë-Lushnjë, përbëjnë “mbushjen e aktivitetit”, ndërsa mesazhet e nënkuptuara për “të gjithë”, brenda dhe jashtë PS-së përbëjnë “ngarkesën emocionale”.
Kjo pjesë, përcjellja e mesazheve të nënkuptuara, zë edhe pjesën më të rëndësishme dhe të mbushur më me merak prej Edi Ramës, e cila i shton edhe dozat e “ngarkesës emocionale” turit të tij turistik në aksin Lushnjë-Divjakë.
Në kushtet kur atë e tremb dhe e zhvesh nga siguria ëpr fitoren e zgjedhjeve të vitit 2013, mungesa e alternativave, e aseteve, e aleatëve politikë, por për më tepër sukseset dhe arritjet e qeverisë, ai i rikthehet “trashëgimisë” me botën e krimit, që mbart dega vendore e PS-së së Lushnjës. E njohur jo aq “zyrtarisht” kjo degë, se sa “formalisht” prej emrave të përveçëm, në Lushnje e në Tiranë (deri te Arta Dade), për lidhjet me strukturat kriminale të bandës së Aldo Bares, Edi Rama “ngeci” në Lagunën e Karavastasë për dy ditë rresht, me shpresën, jo aq të aktivizimit “fizik” të fundërrinave të mundshme të celulave të kësaj bande, se sa për aktivizimin e frymës kërcënuese, të mbetjeve të mundshme të kësaj bande.
Por, me gjithë rrugët e mundshme radikale të zgjedhura prej Edi Ramës, shenjat janë jo shpresëdhënëse për atë vetë. Si te ajo shprehja “ku shkel ai, nuk mbin bari” edhe Edi Rama, me shkeljen e tij më të fundit në Divjakë, la pas një stuhi tropikale, e cila arriti deri edhe pisha të rrëzoi për dhe..., tregues ky, që nuk ka për të “mbirë bar” as në Lagunën e Karavastasë. Për pasojë, Edi Ramë i mbetet “t’i gëzohet”, mullarit me bar të fermerit të Baldushkut...
Nuk ka ndodhur, të paktën në turin e fundit turistik të Edi Ramës, që ai të qëndrojë më shumë se sa shkrepja e një foto, apo të disa metra film, pranë një mullari në Baldushk, pranë dhive shyta në Stërbleq, apo pranë një gomari në Maminas. “Protokollin” e shkeli në Divjakë, prej nga për dy ditë rresht, nuk na serviri foto apo shirita filmi pranë ndonjë mullari, dhi shytë, apo gomari, por na serviri mesazhin për rikthimin te strukturat kriminale.
Nuk është e rastësishme zgjedhja e Divjakës prej Edi Ramës, për “të shijuar” edhe një ëeekend “mbresëlënës”.
Zgjedhja e Divjakës prej tij, me qëllimin e dyfishtë “që me një gurë të vrasë dy zogj”, nga njëra anë mbart mesazhin për anëtarësinë e strukturat e PS-së, se nuk ua ka nevojën atyre, ndaj edhe i ka shndërruar në kooperativa ku gjallojnë kooperativistë, ndërsa nga ana tjetër mbart mesazhin tjetër, edhe më të rëndësishëm e “më të ngarkuar emocionalisht”, se në kushtet e konsideratave injoruese për strukturat e PS-së, ai ka strukturat kriminale për t’ju referuar me tentativën më të fundit për riaktivizim të fundërrinave të mundshme të këtyre strukturave me bazë në Lagunën e Karavastasë.
 
 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›