E Diel, 1 Nëntor 2026

Konferenca e Kryetarëve, miraton kalendarin tre-javor të punimeve të Kuvendit


Konferenca e Kryetarëve të grupeve parlamentare ka miratuar kalendarin tre-javor të punimeve të parlamentit. Mes projekt-ligjeve që deputetët do të shqyrtojnë gjatë këtij muaji janë edhe draftet që kërkojnë shumicë të cilesuar, si projekt-ligji për Gjykaten Administrative apo kodet e ndryshme. Pavarësisht vullnetit të maxhorancës për të miratuar këto ligje të rëndësishme para se të mbyllet sesioni parlamentar, opozita e ka konsideruar këtë periudhe si të papërshtatshme , për shkak të tensionit politik mes maxhorancës dhe opozitës duke lënë të kuptohet se Gjykata Administrative nuk do të marrë votat e saj.
Kështu situata politike edhe njëherë tjetër po pengon miratimin e ligjeve të rëndësishme siç është Gjykata Administrative e cila ka 1 vit që pret votat e opozitës.
Nderkaq në Konferencën e Kryetarëve është vendosur që parlamenti nesër të kalojë emrin e propozuar nga PS për postin e nënkryetarit të Kuvendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›