Vocaj letër Ramës: Kaos trafiku në Tiranë

Kreu i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj i dërgon letër kreut të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama për trafikun rrugor në kryeqytet. Vocaj thekson se lëvizja e automjeteve është në kaos dhe ofron bashkëpunim për lehtësimin e trafikut.
"Megjithë masat e marra nga sherbimet e policisë, konstatohet kaos i lëvizjes së mjeteve dhe këmbësorëve, në të gjitha segmentet rrugore që kanë lidhje me sheshin "Skenderbej"", thuhet në letrën e Vocajt.
Në letrën drejtuar kryebashkiakut, Vocaj nënvizon se bllokimi i sheshit "Skënderbej" ka cënuar rëndë situaten e trafikut rrugor në qytetin e Tiranës, gjë e cila është evidentuar gjatë gjithë këtyre ditëve, ku si pasojë e devijimeve të trafikut, shumë kryqëzime dhe rrugë kanë marrë një ngarkesë tej normave dhe të pa përballueshme nga shërbimet e policisë. "Vazhdimi i zbatimit të kësaj skeme do të përkeqësojë më tej situatën e trafikut rrugor në qytet, si dhe jetën normale të qytetarëve", thuhet në letër.