Konferenca e Kryetarëve miraton ngritjen e nënkomisionit për administratën publike

TIRANË, 20 maj/ATSH/ Konferenca e Kryetarëve miratoi sot kërkesën e kryetarit të komisionit të përhershëm parlamentar për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, Ulsi Manja, “Për ngritjen e Nënkomisionit për Administratën Publike”.
Në mbledhjen e sotme, Konferenca e Kryetarëve miratoi kërkesën e Manjës për ngritjen e këtij nënkomisioni në përbërje të komisionit të Ligjeve.
Po ashtu, Konferenca e Kryetarëve shqyrtoi edhe projektkalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 25 maj – 12 qershor 2026.
Pas diskutimeve, Konferenca e Kryetarëve nuk arriti dakordësi dhe çështja i kaloi për shqyrtim seancës plenare.
/m.m/j.p/r.e/