Konferenca e Kryetarëve, shtyhet diskutimi për projektrezolutën antikorrupsion

TIRANË,15 maj/ATSH/ Konferenca e Kryetarëve u mblodh sot nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla.
Gjatë punimeve në Konferencën e Kryetarëve u shqyrtua projektprogrami i punës së Kuvendit për periudhën 20 Maj-28 Qershor 2024 dhe projektkalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 20 Maj-7 Qershor 2024.
“Pas diskutimeve, Konferenca e Kryetarëve miratoi projektprogramin dhe projektkalendarin e punimeve të Kuvendit, si dhe propozoi zhvillimin e seancave plenare në datat 27 Maj, 30 Maj dhe 6 Qershor”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.
“Kryetarja Nikolla bëri me dije se në datën 23 Maj 2024, ora 14:30, do të zhvillohet një seancë e posaçme, pasi Presidentja e Sllovenisë, znj. Nataša Pirc Musar do të mbajë një fjalë përshëndetëse në Kuvendin e Shqipërisë”, bëhet me dije në njoftim.
Në lidhje me Projektrezolutën “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”, Konferenca e Kryetarëve vendosi ta shqyrtojë në mbledhjen e radhës.
1 nga 4/a.f/r.e/