Konferenca e PS, Olldashi: Në dhomën e Enverit vetëm 'Koçoja' mund të flejë, reagon Braçe
TIRANË- Sokol Olldashi, ministri në ikje i Transportit nëpërmjet një konference për shtyp ka komentuar sot konferencën dyditore të Partisë Socialiste, “Shqipëria e gjeneratës tjetër”, zhvilluar para pak ditësh në kryeqytet.
Olldashi është shprehur se në konferencë merrnin pjesë pseudo ekspertë, të cilët i cilësoi si klientët e vjetër të Bashkisë së Tiranës.
“Kemi të bëjmë me një rreth të mbyllur pseudo ekspertësh, është një rreth influence që shfaqet herë si konkurrent, herë si këshillues, herë si anëtar jurie, është rrethi i klientëve të Ramës si kryetar bashkie”, tha Olldashi.
Olldashi tha më tej se, Rama ka mosnjohje të thellë të rajoneve të Shqipërisë, ndërsa u shpreh se Kontrolli i territorit nuk mund të bëhet me fushata ndëshkimore.
Duke ironizuar propozimet e ekspertëve, Olldashi nënvizoi se, “Që nga Piramida mund të rrëshkitet, këtë fëmijët e Tiranës e dinë, por që rrëshkitja mund të bëhet nga poshtë lart këtë asnjëri se dinte”.
Duke ironizuar propozimin për kthimin e vilës së Enverit në një vend ku mund të mbyllen filozofët, Olldashi tha se i vetmi që mund të pranojë dicka të tillë është Koço Kokëdhima.
‘Propozohet që filozofët të hynte në dhomën e gjumit të Enver Hoxhës, të mendohen dhe të thonë si do jetë Shqipëria. Imagjiononi Ramën që mbyllet 3 muaj në dhomën e Hoxhës, i vetmi që do pranonte është Koçoja, por edhe atë mbetet ta pyesim”, tha Olldashi.
BRACE: OLLDASHI SI KOMISAR DIKTATURE
Deputeti socialist Erion Brace ka reaguar në lidhje me deklaratat e bëra nga ministri Olldashi.
Duke e krahasuar me ‘komisarët e diktaturës’, Brace i kërkon ministrit për një sërë cështjes si koncesionimin e terminalit të konteinerve në portin e Durrësit apo dhënien nga qeveria “Berisha” të lejës për rishitjen e ARMO pa pasur fare parasysh interesin publik dhe të punëtoreve ashtu sic bëri me Albpetrol.
REAGIMI I PLOTË
Unë mendoj se "ministri në detyrë" Sokol Olldashi duhej të përgjigjej për:
- koncesionimin e terminalit të konteinerve në portin e Durrësit;
- koncesionimin e terminalit të tragetave në portin e Durrësit;
- shpërbërjen përfundimtare të portit të Durrësit si një ndërmarrje publike dhe dorëzimin e tij në duar privatësh klientë ekonomike;
- rritjen e tarifave të shërbimit në portin e Durrësit;
- nivelin e borxheve të marra për rikonstruksionin e portit të Durrësit dhe të shpjegojë se kush do ti paguajë këto borxhe;
- rritjen e tarifës së shërbimit të kolaudimit të automjeteve me të paktën 10%, pa arsye e ne kushtet e një shërbimi mizerabël por MONOPOL;
Unë mendoj se "deputeti i rizgjedhur" Sokol Olldashi, në cilësinë e deputetit në qarkun Fier, duhej të përgjigjej për:
- dhënien nga Qeveria ku ai është në detyrë të lejes për rishitjen e ARMO pa pasur fare parasysh interesin publik dhe të punëtorëve;
- dhënien me koncesion nga Qeveria ku ai është në detyre të vendburimeve të fundit të naftës dhe gazit në këtë Qark pa marrë parasysh interesin publik dhe të punëtorëve;
- shpërbërjen perfundimtare të kompanisë Albpetrol si ndërmarrje prodhimi pa pasur parasysh interesin publik dhe të mbi 3500 punëtorëve atje;
- shitjen brenda parkut kombëtar të Divjakës prej Qeverise të objekteve turistike, prone e bashkisë Divjakë, në shkelje të ligjit dhe pa pasur parasysh interesin publik. Në vend te shpjegimeve dhe përgjigjeve për këto cështje; ministri i qeverise se mundur ne zgjedhje doli sot para mediave njësoj si komisaret e diktatures dhe: zbuloi grupin armiqësor ne urbanistike qe kish ardhur në Tiranë-thelbin e evropës per art, kulture e pasuri, për të vjedhur bashke me Edi Ramen. Oiiiiii oiiiiiii!!
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Konferenca e PS, Olldashi: Në dhomën e Enverit vetëm 'Koçoja' mund të flejë