E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, hetuesit e OKB përfundojnë misionin e tyre, pritet raporti

SIRI- Ekspertët e OKB-së përfunduan misionin e tyre në Siri dhe do të hartojnë menjëherë një raport mbi përdorimin eventual të armëve kimike në konfliktin sirian.

"Ekipi përfundoi mbledhjen e mostrave dhe elementëve. Ata po përgatiten për nisjen e tyre fillimisht nga Damasku, për t'u larguar nga Siria ditën e nesërme", deklaroi zëdhënësi, Martin Nesirky.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre po përgatiten për mundësinë e një goditjeje ndëshkuese kundër Presidentit Bashar Asad, qeveria e të cilit është fajësuar nga opozita siriane për sulmin.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›