E Diel, 1 Nëntor 2026

Konferenca e Shkencave Mjekësore në edicionin e 8-të, UMT prezanton mjekësinë shkencore

Universiteti i Mjekësisë në Tiranë çeli edicionin e 8-të të Konferencës Kombëtare të Shkencave Mjekësore, ku morën pjesë studentë, pedagogë dhe profesionistë të shëndetit nga i gjithë vendi. Gjatë tre ditëve të konferencës janë prezantuar qindra punime shkencore, përfshirë prezantime të pedagogëve, studentëve.

Lektorë ndërkombëtarë nga Italia, Gjermania, Turqia, Kosova dhe Maqedonia ndanë përvoja të vlefshme në fushat e tyre. 

“Ky Kongres i konsoliduar tashmë si traditë dëshmon rëndësinë ë shkëmbimit të vazhdueshëm të përvojave dhe të avancimeve kërkimore mes profesionistëve të shëndetësisë”, u shpreh Drejtoresha e QSUT Anxhela Paparizo.

“Jeni ju që do të ndërtoni urat, sepse janë urat e jetës”, tha Prof.Dr Mentor Petrela

Konferenca u cilësua një platformë e rëndësishme për inovacion, shkëmbim njohurish dhe forcimin e bashkëpunimit akademik në mjekësinë shqiptare. Të pranishëm ishin edhe Drejtoresha e QSUT Anxhela Paparizo, Drejtor për arsimin e lartë në MAS, Vangjush Stavro dhe Prof.Dr Mentor Petrela. Drejtues të njohur të institucioneve shëndetësore dhe arsimore, mes tyre Prof. Francesco Inchingolo.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›