Reshjet në Përmet, çahet toka pranë depos së uji në Frashër, shkak rrëshqitjet e dherave, ndërpritet qarkullimi

Reshjet intensive të ditëve të fundit kanë shkaktuar dëmtime serioze në infrastrukturën rrugore në Përmet, duke krijuar vështirësi në qarkullim dhe rrezik për banorët.
Në bashkinë Përmet, rruga Frashër–Përmet, në afërsi të depos së ujit të fshatit, ka pësuar dëmtime të konsiderueshme për shkak të rrëshqitjes së dherave të shkaktuara nga reshjet.
Sipas autoriteteve lokale rruga është çarë në gjerësi 70–100 cm dhe ka pësuar fundosje në një gjatësi prej rreth 30 metrash. Rrëshqitja është vertikale dhe konsiderohet me rrezik, ku strukturat po ndërhyjnë për të mundësuar kalimin e përkohshëm deri në riparimet e plota të segmentit.
Gjithashtu edhe në Dropull, ura që lidh aksin rrugor kombëtar me fshatrat Glinë, Peshkëpi e Poshtme, Peshkëpi e Sipërme dhe Radat, si dhe me fshatin Nepravishtë të bashkisë Libohovë, ka pësuar dëmtim të konsiderueshme si pasojë e reshjeve të shiut.
Kjo ka sjëllë izolimin e rreth 500 banorë të këtyre fshatrave, ndërsa po punohet për vënien në funksion të një rruge alternative, e cila do të lehtësojë qarkullimin e mjeteve dhe banorëve deri në riparimin e urës.
Si pasojë e rrëshqitjes së dherave aksi Libohovë – Aksi Suhë–Poliçan vijon të jetë i bllokuar. Edhe ura mbi fshatin Suhë është dëmtuar.
/rtsh.al/