Konferenca e ipeshkëve te Evropës ne Tirane
“E në kryeqytetin e Shqipërisë tashmë gjithçka është gati për pritjen e punimeve të Asamblesë së ardhshme Plenare të Këshillit të Konferencave Ipeshkvnore Evropiane, e cila do të zhvillohet me ftesë të arqipeshkvit metropolit të Tiranë-Durrësit dhe Presidentit të Konferencës Ipeshkvnore Katolike të Shqipërisë, imzot Rrok Mirdita,” citon media e njohur e Selisë së Shenjtë. Duke shtuar se pas vizitës historike të Papa Gjon Palit II, në prill të vitin1993, takimi i Këshillit të Konferencave Katolike Ipeshkvnore Evropiane do të përbëjë, sipas Kishës lokale shqiptare, ngjarjen kishtare më të rëndësishme të këtyre viteve të fundit për Shqipërinë, kjo edhe për numrin e madh të kardinalëve dhe të ipeshkvijve që do të marrin pjesë në këtë takim të rëndësishëm kishtar evropian.