Prifti meksikan bekon me pistoletë
Gjatë meshës së të dielës, prifti Juan Ramon Hernandez ka kryer ceremoninë e bekimit me një pistoletë lodër të mbushur me ujë të bekuar dhe në këtë mënyrë iu ka dhënë bekimin famullitarëve të habitur. Ndërsa fëmijët që ishin ulur në rreshtin e parë qeshnin nën hundë, At Hernandez iu drejtua të gjithë të pranishmëve dhe iu kërkoi t'i luteshin Zotit që të shëronte plagët e shkaktuara nga vrasjet thuajse të përditshme që ndodhin në Meksikë. “Le të lutemi që të ndryshojnë zemrat e gjithë atyre personave që kryejnë vrasje,” ka shtuar prifti. Hernandez është një ndër priftërinjtë më popullorë në Meksikë dhe është përgjegjës i kishës San Miguel Arcangel, e cila është një ndër kishat më antike në vend.