E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Konferenca e jashtëzakonshme/ Berisha mbërrin në selinë blu, rrethohet nga mbështetës dhe anëtarë të opozitës

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka mbërritur në ambientet e selisë blu, nga ku pritet të mbajë konferencën për mediat. Kjo konferencë e jashtëzakonshme vjen pas vendimit të SPAK për arrestimin e dhëndrit të tij dhe caktimin e masës “detyrim paraqitje” dhe “ndalimi largimi jashtë vendi”, për vetë ish-kreun e PD.

Prezentë në ambientet e selisë blu janë edhe eksponentë të tjerë të kësaj force politike, si dhe mbështetës të ish-liderit historik të PD, Sali Berisha.

Këtë të shtunë, SPAK “tronditi” opinionin publik me lëshimin e urdhër arrestit për dhëndrin e ish-kryeministrit,  Jamambër Malltezi. Malltezi u vu në pranga në aeroportin e Rinasit, me urdhër të SPAK. SPAK gjithashtu ka sekuestruar pasuritë e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›