Dosja për ish-kompleksin Partizani, si u kallëzua në SPAK Berisha dhe dhëndri i tij nga Taulant Balla

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit caktoi sot masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndaj ish-kryeministri Berisha si dhe i bllokoi pasaportën në kuadër të hetimeve të SPAK për privatizimin e kompleksit Partizani në kryeqytet.
Sipas kallëzimit në SPAK të depozituar nga Taulant Balla në vitin 2020, Berisha dhe Jamarbër Malltezi akuzon për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje e deklarim të rremë të pasurisë.
Ditën e sotme u arrestua Malltezi dhe bashkëpunëtori i tij, ndërtuesi Fatmir Bektashi, i përfshirë në ndërtimet e pallateve në zonën ku ndodhej kompleksi sportiv.
Ndërkaq, në vitin vitin 2020 Taulant Balla, që në atë kohë mbante postin e kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste paditi në SPAK, ish-kryeministrin Berisha, ish-ministrin e Mbrojtjes Arben Imami dhe dhëndrin e Berishës, Jamarbër Malltezi si përfitues direkt të pronave të kompleksit të ish-klub “Partizani” si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët e aksionerët e dy kompanive ndërtuese në kompleksin “Partizani”.
Lexoni më poshtë dosjen e plotë: