Konferenca islamike miraton rezolutën për Kosovën

57 vende të Organizatës së Kombeve Islamike kanë miratuar rezolutën për Kosovën, të iniciuar nga Shqipëria. Ministri i Jashtëm, Ilir Meta ka deklaruar se rezoluta është një hap përpara për njohjen e Kosovës. "OKI ka dhënë mbështetje të fuqishme për Kosovën", u shpreh ai.
Sipas Metës, që nga shpallja e pavarësisë Kosova ka bërë progres në institucionet demokratike dhe në forcimin e shtetit ligjor. Ministri shqiptar Meta nënvizoi se Kosova ka perspektivë europiane .
Sipas Metës, që nga shpallja e pavarësisë Kosova ka bërë progres në institucionet demokratike dhe në forcimin e shtetit ligjor. Ministri shqiptar Meta nënvizoi se Kosova ka perspektivë europiane .