Berisha drejt Strasburgut për negociatat

Kryeministri Sali Berisha udhëton drejt Strasburgut për të marrë pjesë darkën e ndërmjetësuar nga ndërkombëtaret, ku i pranishëm do të jetë edhe kryesocialisti Edi Rama. Berisha shoqërohet nga shefi i kabinetit, Oerd Bylykbashi . Takimi i Strasburgut organizohet për gjetjen e një zgjidhjeje të krizës politike në vend .
Kreu i qeverisë dhe kreu i PS-së, Edi Rama do të ulen sot në tryezë me komisionerin për zgjerim Shtefan për të arritur një zgjidhje për situatën politike.
Në darkë do jenë të pranishëm Joseph Daul, Kryetar i Grupit të Partisë Popullore Evropiane nëParlamentin Evropian dhe Martin Schulz, Kryetar i Grupit të Partisë së Socialisteve Europianë në Parlamentin Evropian.