Konferenca ndërqeveritare BE-Shqipëri me 13 tetor, Kryeministri Rama do të udhetojë drejt Brukselit

Shqipëria është gati të mbyllë një tjetër kapitull drejt anëtarësimit të plotë ne BE. Më 13 tetor në Bruksel do të mbahet Konferenca Nderqeveritare mes Presidencës së BE-së dhe Shqipërisë. Shqipëria pritet të mbyllë një tjetër kapitull në negociatat me BE-në, konkretish, kapitullit 20 për biznesin dhe politikat industriale. Deri tani janë mbyllur 3 kapituj, ndërsa synimi është përfundimi i negociatave deri në 2027. Në mbledhjen ndërqeveritare pritet të marrë pjesë Kryeministri Edi Rama. Shqipëria mbylli ne Korrik tre kapitujt e parë të negociatave me Bashkimin Europian, nga 33 në total. Vendi konsiderohet tashmë plotësisht i njësuar me standardet europiane për kapitullin 25 kërkimin shkencor, Kapitullin 26 për Arsimin dhe Kulturën si dhe kapitullin 30, atë të marrëdhënieve me jashtë.
Në Konferencën Ndërqeveritare që u mbajt në Bruksel, zyrtarët europianë vlerësuan ritmin e reformave, ndërsa kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë një tjetër gur kilometrik. Me mbylljen e 3 kapitujve të parë në korrik, Shqipëria shënoi rekord në shpejtesinë e ecurise se negociatave dhe është drejt arritjes së objektivit për të mbyllur 10 kapitujt brenda këtij viti, si dhe të gjithë kapitujt brenda vitit 2027-të. Pak dite me pare Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen vizitoi Shqiperine dhe pas takimit me kryeministrin Rama i beri thirrje qeverise per zbatimin e reformave te miratuara dhe dialog me shoqerine civile per kerkesat e tyre ne protesten qe mbahet prej 4 muajsh ne shqiperi.