E Diel, 1 Nëntor 2026

Fatmir Mediu: Duhet ripërtëritje jo vetëm e PD-së, por e gjithë koalicionit!

Në tryezën për reformën territoriale, aleatët adresuan një sërë kritikash për Sali Berishën. Kreu Partisë Republikane, Fatmir Mediu kërkoi që tryeza të zhvillohet në mënyrë periodike. Sipas tij, opozita duhet të koordinojë veprimtarinë në Tiranë dhe në degë, të nisë përgatitjet për zgjedhjet lokale dhe të bëjë një ripërtëritje të të gjithë koalicionit.

“Për interesin e opozitës është që kjo tryezë të funksionojë në mënyrë periodike, në disa nivele. Niveli i parë, i kryetarëve të partive. Të diskutojmë si të koordinojmë veprimtaritë jo vetëm në Tiranë, por edhe në degë. Të diskutojmë për zgjedhjet lokale, duhet të gjejmë kandidatura fituese. Ka nevojë për një ripërtëritje jo vetëm të PD-së, por të gjithë koalicionit. Kjo bëhet kur shtylla e shtëpisë është e fortë, ajo krijon raportet dhe marrëdhëniet. Është e rëndësishme të vendosim një kalendar veprimi, si në Tiranë, ashtu edhe në rrethe”, tha

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›